Nga ndalimi për të fluturuar, për të kafshuar e për të skijuar, deri tek shtëpitë, kuzhina e aeroplani privat, këto janë klauzolat më të çuditshme në histori të futbollit - Gazeta Express
string(166) "nga-ndalimi-per-te-fluturuar-per-te-kafshuar-e-per-te-skijuar-deri-tek-shtepite-kuzhina-e-aeroplani-privat-keto-jane-klauzolat-me-te-cuditshme-ne-histori-te-futbollit"

Nga ndalimi për të fluturuar, për të kafshuar e për të skijuar, deri tek shtëpitë, kuzhina e aeroplani privat, këto janë klauzolat më të çuditshme në histori të futbollit

Futboll

Gazeta Express

19/09/2023 15:07

Afati kalimtar i futbollistëve sjell gjithmonë momente emocionuese për tifozët.

Disa prej tyre gëzohen për përforcimet e reja në ekipin e zemrës, e të tjerët dëshpërohen dhe mërziten për largimet e lojtarëve.

Lexo Edhe:

Natyrisht, të gjithëve na intereson se sa është vlera e transferit apo edhe sa do të jetë rroga vjetore e një futbollisti, apo edhe sa vite do të vlejë kontrata.

Por, në kontratën mes futbollistit dhe klubit ka detaje të tjera, po aq të rëndësishme, që duhet të respektohen nga të dyja palët, shkruan “Gazeta Express”.

On the foreground a group of cheering fans watch a sport championship on stadium. One man stands with his hands up to the sky. People are dressed in blue colors. A long-range shot of a stadium field, floodlights and seating. A green field, with painted white lines, is visible in the foreground. In the background are diffuse out-of-focus stadium seats. Large, bright floodlights are in the top-left and top-right corners of the image.

Ndër vite, klubet kanë vendosur klauzola aspak të zakonta dhe të pabesueshme, të cilave u është dashur t’u përmbahen lojtarët e tyre të rinj.

Futbollistëve kryesisht u janë ndaluar zakonet e këqija, të cilët do t’i dëmtonin ata në rrugëtimin e karrierës së tyre.

Klauzolat ishin aq të çuditshme, sa që për dikë mund të konsiderohen si absurde.

Sidoqoftë, lojtarët në fjalë kanë pranuar që këto klauzola të përfshihen në kontratat e tyre.

Në vijim do t’ua prezantojmë klauzolat më të çuditshme në histori të futbollit:

Hans-Jürgen Stefan Schwarz e pranoi kushtin më të pabesueshëm ndonjëherë.

Kur ish-futbollisti suedez nënshkroi me Sunderlandin nga Valencia në vitin 1999, atij i ndalohej të fluturonte në hapësirë.

Kjo pasi ai kishte njoftuar se një mik i tij i kishte dy bileta për një udhëtim në hapësirë në vitin 2002.

Dhe, klubi anglez dëshironte ta shmangte çdo mundësi, edhe ato hipotetike, që lojtari i tij të fluturonte në hapësirë, shkruan “Gazeta Express”.

Ronaldinho është njëri prej futbollistëve që e kishte më së shumti në qejf jetën e natës.

Kjo madje ia kishte shkurtuar karrierën legjendës braziliane dhe s’e kishte lënë të luante më gjatë në nivelet më të larta.

Klubi brazilian, Flamengo, kur e transferoi atë në vitin 2011, e mendoi një klauzolë tërheqëse për lojtarin.

Ronaldinhos iu ndalua t’i frekuentonte shpesh klubet e natës, por i lejohej që këtë ta bënte nga dy herë në javë.

Dennis Bergkamp i kishte fobi fluturimet.

Kështu, në klauzolën e kontratës me Arsenalin, ai e kishte përmendur këtë detaj.

Ish-futbollisti holandez nuk fluturonte me ekipin në destinacione më të largëta, duke i humbur kështu ndeshjet e forta dhe kyçe.

Kur Luis Suarez iu bashkua Barcelonës në vitin 2014, klubi katalunas e vendosi një klauzolë të pazakontë ndaj tij.

Sulmuesit uruguaian iu ndalua kafshimi i lojtarëve kundërshtarë.

Ky vendim erdhi pasi ai e kishte kafshuar futbollistin italian, Giorgio Chiellini në Kampionat Botëror.

Alex Oxlade-Chamberlain ishte pjesë e një klauzole të padëgjuar më parë.

Arsenali e kishte transferuar futbollistin anglez nga Southamptoni.

Dhe, nëse lojtari i luante mbi 20 minuta në një takim, atëherë “The Gunners” do të duhej t’i paguanin 10 mijë funte më tepër.

Neil Ruddock kishte probleme me mbipeshën dhe asnjëherë nuk ka arritur të qëndronte fit, shkruan “Gazeta Express”.

Te Crystal Palace, ish-futbollistit anglez i ishte vendosur një klauzolë që të mos shtonte peshë.

Arsenali kishte tentuar ta transferonte Luis Suarezin nga Liverpooli në vitin 2013 duke i ofruar 40 milionë funte në atë kohë.

Kjo ishte konsideruar si një tallje nga “Reds”.

Këta të fundit, kur e kishin transferuar Roberto Firminon nga Hoffenheimi, i kishin vendosur atij klauzolë anti-Arsenal.

Pra, sulmuesi brazilian nuk kishte të drejt të transferohej tek “Gunners”.

Giuseppe Reina e kishte një kërkesë të pabesueshme për Arminia Bielefeldin.

Ish-sulmuesi gjerman i kishte kërkuar klubit të Bundesligës që t’ia ndërtonte për çdo sezon nga një shtëpi!

during the Second Bundesliga match between Sportfreunde Siegen and 1860 Munich at the Leimbach Stadium on October 23, 2005 in Siegen, Germany.

Natyrisht, klubi gjerman e kishte pranuar kërkesën e lojtarit.

Stig Inge Bjornebye e kishte pasion të madh skijimin, pasi e kishte pasur babanë e tij skitar.

Mirëpo, Liverpooli ia kishte ndaluar ish-futbollistit norvegjez me klauzolë skijimin.

Kjo për faktin se “Reds” frikësoheshin që lojtari i tyre do të lëndohej duke skijuar.

Romeo Castelen e kishte nënshkruar një kontratë të pazakontë me klubin rus, Volga Nizhny.

Në klauzolën e tij ishte përmendur që pagesa do t’i bëhej për çdo minutë që do ta kalonte në fushë, e jo me rrogë mujore apo vjetore.

Kjo në fakt ishte kërkesë e lojtarit holandez dhe ai ishte bërë lojtari i parë ndonjëherë që paguhej me minuta.

Njëra prej kërkesave më të pazakonta në histori të futbollit ishte ajo e Rolf-Christel Guie-Mien.

Ish-mesfushori kongolez kishte kërkuar nga Eintracht Frankfurti që gruaja e tij të ishte kuzhiniere e klubit.

Kjo e fundit e mësoi mirë kuzhinën dhe i përgatiti disa pjata të shkëlqyera, të cilat as që i kishte ëndërruar më parë.

Samuel Eto’o u bë lojtari më i paguar në botë kur i befasoi të gjithë duke shkuar në Anzhi nga Interi.

Por, sulmuesi i atëhershëm kamerunas e kishte vendosur edhe një kusht për të përfunduar në Rusi, shkruan “Gazeta Express”.

Ai e kishte kërkuar një aeroplan privat, i cili ishte përmendur në klauzolë.

Ish-sulmuesi afrikan dëshironte të jetonte në Moskë dhe endej shpesh nëpër Rusi me aeroplan privat. /Gazeta Express/