Gjatë dy dekadave të fundit, Rihanna është kthyer në një nga njerëzit më të suksesshëm në botë, si në muzikë, ashtu edhe në sipërmarrje. Në vitin 2024, ajo u bë kryefjalë e mediave, pasi pasuria e saj arriti në 1.4 miliardë dollarë, falë suksesit të markës të kozmetikës, Fenty Beauty.
Por sipas listës vjetore të Forbes “Gratë më të pasura që e kanë ndërtuar vetë pasurinë në SHBA”, vlera neto e Rihanna-s ka rënë me 29%, një rënie prej 400 milionë dollarësh.
Në këtë listë, Rihanna renditet e 35-ta mes grave më të pasura që e kanë ndërtuar vetë suksesin e tyre financiare. Sipas Forbes, disa ndryshime të rëndësishme në strukturën e bizneseve të saj kanë ndikuar negativisht në fitim.
“Pasuria e yllit të pop-it ra me 400 milionë dollarë për shkak të vështirësive në disa prej bizneseve kryesore,” shkruan artikulli.
Një nga goditjet më të mëdha ishte dorëheqja e CEO-së së markës së saj të të brendshmeve, Savage X Fenty, në gusht të vitit 2024, i cili më pas mori drejtimin e Victoria’s Secret.
Gjithashtu, Forbes thekson se shitjet në Fenty Beauty mbetën të qëndrueshme, por pa rritje të ndjeshme, edhe pse brenda vitit të kaluar ajo zgjeroi praninë në tregun kinez, një hap i rëndësishëm, por që u përball me një “mjedis sfidues”, siç e cilësoi partneri i saj në këtë biznes, gjiganti luksoz LVMH.
Në listën e Forbes përfshihen edhe emra të tjerë të mëdhenj si Beyoncé Kno2les-Carter, Oprah Winfrey, Serena Williams, Kim Kardashian, Taylor Swift dhe të tjera ikona të njohura të kulturës pop dhe sipërmarrjes.
Megjithatë, pavarësisht rënies financiare, Rihanna ka mbetur jashtëzakonisht aktive. Në prill, Savage X Fenty nxori në treg koleksionin e nusërisë, ndërsa Fenty Beauty riktheu produktet ikonike Body Lava në kohë për verën.
aaaaa