string(59) "nga-lufta-ne-liri-ekspozite-per-diten-e-clirimit-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 9:56

“Nga lufta në liri”, ekspozitë për Ditën e Çlirimit të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 9:56

Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK), Instituti për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, organizojnë ekspozitën “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe medie”.

BKK njofton se ekspozita do të mbahet më 11 qershor 2025 nga ora 11:00 në hollin i ekspozitave të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen libra, monografi dhe periodikë nga koleksioni i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Pastaj dokumente historike, fotografi dhe video nga fondi i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, dokumente të përzgjedhura nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës si dhe eksponate nga fondi i Muzeut Kombëtar të Kosovës.