Joaquin “El Chapo” Guzmán, ish-kreu i Kartelit Sinaloa dhe një nga trafikantët më famëkeq të drogës në botë, po padit autoritetet federale amerikane duke pretenduar se kushtet e tij në burgun e sigurisë së lartë ADX Florence përbëjnë “ndëshkim mizor dhe të pazakontë”.
Sipas ‘Daily Mail’, i burgosur që nga viti 2019 dhe i vendosur në seksionin më të izoluar të burgut, ai kalon rreth 23 orë në ditë vetëm në qeli, me kontakt minimal njerëzor.
Sipas avokatit të tij David Lane, El Chapo është aq i izoluar sa ka filluar të mbështetet emocionalisht tek një përkthyese spanjolle që e viziton për çështje ligjore, të cilën ai e përshkruan si “tërheqëse”. Në ADX, ku vizitat zhvillohen përmes xhamit të trashë dhe monitorohen vazhdimisht, përkthyeset dhe asistentet ligjore shpesh përbëjnë të vetmen formë shoqërie për kriminelët më të rrezikshëm.
Guzmán ankohet për vite mungesë gjumi, dhimbje të vazhdueshme të sinuseve dhe probleme shëndetësore që, sipas padisë, nuk po marrin trajtim e nevojshëmt. Ai pretendon se qelia mbinxehet në mënyrë ciklike gjatë natës, duke e detyruar të flejë në kornizën e betonit. Izolimi nën masat e veçanta SAMS e ka lënë pothuajse krejtësisht të shkëputur nga familja, përveç telefonatave tejet të kufizuara me vajzat binjake, dhe me akses minimal te profesionistët e shëndetit mendor që flasin spanjisht.
Më parë, El Chapo drejtoi për dekada Kartelin Sinaloa, i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të drogës dhe vrasje të shumta. Ai u bë legjendar për dy arratisjet spektakolare nga burgjet meksikane, përfshirë tunelin një milje të gjatë në vitin 2015. Bashkëshortja e tij, Emma Coronel, e cila dyshohet se ndihmoi në arratisjen e tij të fundit, u dënua në SHBA në vitin 2021 dhe sot jeton nën mbikëqyrje federale.
Edhe brenda ADX, raportet sugjerojnë se Guzmán ka krijuar një lidhje të pazakontë me një të burgosur tjetër, mashtruesin James “Jimmy” Sabatino, me të cilin komunikon përmes mureve. Edhe Sabatino ka paditur burgun duke pretenduar se izolimi i gjatë po dëmton rëndë shëndetin e tij dhe të El Chapos, duke kërkuar që të lejohen të ushtrohen së bashku në kafazet e jashtme.
Avokatët e El Chapos thonë se ai po përpiqet të mësojë anglisht, por materialet që i jepen janë të pakuptueshme pa udhëzime në spanjisht, duke e penguar të marrë pjesë plotësisht në proceset ligjore dhe të ndërtojë ndonjë kontakt real njerëzor, ndërsa Byroja e Burgjeve nuk ka komentuar për padinë e tij.
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...