Nga kopertinat e njohura në e pastrehë: Si u rrënua jeta e modeles së njohur - Gazeta Express
string(75) "nga-kopertinat-e-njohura-ne-e-pastrehe-si-u-rrenua-jeta-e-modeles-se-njohur"

Nga kopertinat e njohura në e pastrehë: Si u rrënua jeta e modeles së njohur

Gazeta Express

13/10/2020 11:58

Jeta e modeles 26-vjeçare, Elosia Fontes ka marrë një kthesë të paparashikueshme. Nga një modele e famshme ka përfunduar në një endaca në rrugë.

Modelja që u zhduk nga New York vitin e kaluar pas një karriere premtuese në botën e modës është gjetur duke u endur rrugëve të Rio de Janerio-s.

Lexo Edhe:

Ndoshta stresi i pasarelave dhe konfliktet e vazhdueshme me bashkëshortin e saj Andre Birlenu, bënë që modelja të bënte këtë ndryshim radikal.

Një episod i ngjashëm kishte ndodhur dhe në fillim të vitit 2019, ku Elosia u zhduk për pesë ditë nga shtëpia dhe policia arriti ta gjente në një lagje jo shumë larg vendbanimit të saj.

Po në atë periudhë, bashkëshorti i saj kërkoi ndarjen duke fituar kujdestarinë e vajzës së tyre 7-vjeçare. Ndarja la pasoja të rënda tek modelja, e cila zgjodhi të braktiste punën dhe të zhdukej në fund të vitit 2019.

Kur u gjet nga policia më 6 tetor, ajo ishte në një gjendje të mjerueshme, e veshur me një këmishë të pisët dhe zbathur.