Nga Kevini i “Home Alone” e deri të Jackie Chan – të famshmit e Hollywoodit që u desh të vërtetonin para publikut që nuk kishin vdekur - Gazeta Express
string(130) "nga-kevini-i-home-alone-e-deri-te-jackie-chan-te-famshmit-e-hollywoodit-qe-u-desh-te-vertetonin-para-publikut-qe-nuk-kishin-vdekur"

Rozë

Gazeta Express

04/09/2025 14:48

Nga Kevini i “Home Alone” e deri të Jackie Chan – të famshmit e Hollywoodit që u desh të vërtetonin para publikut që nuk kishin vdekur

Rozë

Gazeta Express

04/09/2025 14:48

Internet është një vend i çuditshëm ku mund të gjesh çdo lloj informacioni – fatkeqësisht, jo gjithmonë të vërtetë.

Shpesh herë, aty lindin thashetheme të pabazuara për vdekjen e ndonjë të famshmi, të cilat përhapen me shpejtësi në mbarë botën brenda pak orësh.

Shumë yje të njohur janë gjendur në këtë situatë paradoksale, ku kanë pasur nevojë t’i bindin fansat se janë gjallë e shëndoshë. Ja disa prej tyre:

Macaulay Culkin

Foto: Macaulay Culkin/Instagram

Aktori i filmave klasikë të Krishtlindjeve është përballur me shumë probleme në jetë, por vazhdon të jetë aktiv në botën e showbiz-it. Megjithatë, në vitin 2014 publiku u alarmua kur dikush hapi një faqe memoriale për të në Facebook. Në atë kohë, kjo platformë ishte gati e vetmja e madhe, ndaj lajmi u përhap si zjarr. Culkin reagoi shpejt duke shkruar me humor në Instagramin e bendit të tij The Pizza Underground: “Nuk jam i vdekur, ju njerëz qesharakë!”.

Paul McCartney

Foto: Paul McCartney/Instagram

Shumë kohë para internetit, edhe legjenda e Beatles u bë viktimë e një thashethemi të tillë. Në vitin 1966 qarkulloi lajmi i rremë se ai kishte vdekur në një aksident dhe ishte zëvendësuar nga një doppelgänger për të shmangur tronditjen e publikut. Teoritë konspirative shkuan aq larg sa “gjetën” mesazhe të fshehura në këngët e Beatles. McCartney reagoi duke i quajtur “marrëzi të tmerrshme” dhe tha se thjesht po kalonte më shumë kohë me familjen, larg vëmendjes së mediave.

Billy Crystal

Foto: Billy Crystal/Instagram

Në nëntor 2024, një faqe në Facebook e shpalli aktorin e famshëm si të ndjerë, duke tërhequr gati një milion ndjekës. Aty shkruhej: “Aktori ynë i dashur Billy Crystal ka ndërruar jetë më 30 nëntor.”. Shpejt, ekipi i tij publik sqaroi se bëhej fjalë për një lajm të rremë dhe paralajmëroi fansat: “Mos u besoni çdo gjëje që lexoni në internet”.

Jon Bon Jovi

Foto: Jon Bon Jovi/Instagram

Në fund të vitit 2011, një deklaratë e rreme për shtyp njoftoi vdekjen e këngëtarit nga ataku në zemër. Pasi lajmi bëri xhiron e botës, Bon Jovi reagoi me humor duke postuar në rrjete sociale një foto me mbishkrimin: “Parajsa duket shumë si New Jersey”.

Usher

Foto: Usher/Instagram

Edhe këngëtari i njohur Usher u shpall i vdekur në vitin 2012 nga një faqe satirike, e cila pretendoi se ai kishte vdekur në një aksident trafiku. Menjëherë pas kësaj, ai publikoi një foto pa bluzë, duke shkruar: “Mesa duket kam vdekur e kam shkuar në parajsë… Jam gjallë dhe po shkëlqej!”.

Tom Cruise

Foto: Tom Cruise/Instagram

Një tjetër thashethem absurd qarkulloi se aktori kishte vdekur në një aksident në tualet. Cruise reagoi para kamerave me shaka, duke thënë: “Unë jam një hologram. Sigurisht që jam gjallë. A e ka kuptuar gabim interneti përsëri?”.

Jackie Chan

Foto: Jackie Chan/Instagram

Për shumë vite, Chan ka qenë ndoshta “i vdekuri më i përsëritur” në internet. Sipas thashethemeve, ai kishte ndërruar jetë nga sulm në zemër, aksident automobilistik apo edhe duke rënë nga një ndërtesë. Natyrisht, asnjëra nuk ishte e vërtetë. Aktori ka bërë shpesh humor me këto lajme, duke thënë: “Një ditë më thërrasin të më urojnë për fejesë, ditën tjetër për të parë nëse jam gjallë!”.

Morgan Freeman

Foto: Morgan Freeman/Instagram

Edhe aktori legjendar është shpallur disa herë i vdekur nga rrjetet sociale. Në vitin 2012, një faqe në Facebook me qindra mijëra pëlqime publikoi një lajm të rremë për vdekjen e tij. Freeman reagoi me ironi: “Po lexoj shpesh se kam vdekur. Shpresoj që këto lajme të mos jenë të vërteta!”. /Telegrafi