Presidenti amerikan Donald Trump do të largohet këtë të enjte (18 shtator) nga Kështjella Windsor, për t’u nisur drejt Chequers ku ndodhet prona rurale e Kryeministrit Keir Starmer. Trump dhe Keir Starmer do të vizitojnë arkivat e Sir Winston Churchill në Chequers përpara se të zhvillojnë takimin e më pas konferencën për shtyp.
Gjatë kësaj vizite, presidenti amerikan pritet të zhvillojë bisedime edhe me udhëheqësen e opozitës Kemi Badenoch.
Trump zhvilloi vizitën e tij të dytë shtetërore (hera e parë për një president) në Mbretërinë e Bashkuar me ftesë të Mbretit Charles III.
Të qenit presidenti i parë që merr një ftesë të tillë, Trump e vlerësoi si privilegj, ndërsa natyrën e pritjes në kështjellën Windsor e cilësoi si një prej nderimeve më të larta të jetës së tij.
Në fjalimin e tij në banketin shtetëror, ai i bëri homazh marrëdhënieve që gëzojnë të dy vendet.
Mbreti, nga ana e tij, vuri theksin te ripërtëritja e marrëdhënieve Britani-SHBA, duke iu referuar besimit të palëkundur në miqësinë me Trump dhe angazhimit të përbashkët për pavarësi dhe liri.
Më herët gjatë ditës, Trump i kreu homazhe Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, duke vendosur një kurorë në varrin e saj në një moment privat larg kamerave.
Gjatë mbrëmjes së djeshme Presidenti dhe Mbreti u ulën krah për krah në një tryezë banketi, të shoqëruar nga anëtarë të Familjes Mbretërore dhe administratës amerikane.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...