Nga Hollywood-i në politikë - Si Chuck Norris ndihmoi Trump në kandidaturën e vitit 2016 - Gazeta Express
string(86) "nga-hollywood-i-ne-politike-si-chuck-norris-ndihmoi-trump-ne-kandidaturen-e-vitit-2016"

Yjet

Gazeta Express

20/03/2026 19:49

Nga Hollywood-i në politikë – Si Chuck Norris ndihmoi Trump në kandidaturën e vitit 2016

Yjet

Gazeta Express

20/03/2026 19:49

“Chuck Norris nuk e mbështet thjeshtë, ai i tregon Amerikës se si do të jetë”

Aktori i njohur i filmave aksion, Chuck Norris, i cili ndërroi jetë sot, ishte një konservator i përjetshëm dhe mbështetës aktiv i kandidatëve republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai mbështeti Donald Trump gjatë kandidimit të tij të parë presidencial në vitin 2016, ndërsa në zgjedhjet e viteve 2020 dhe 2024 publikoi kolumne (opinione) ku lavdëronte politikën e tij.

Norris ishte gjithashtu një përkrahës i fortë i Mike Huckabee, duke marrë pjesë edhe në një reklamë televizive gjatë garës së tij për nominimin republikan. Në atë spot, Huckabee deklaronte: “Chuck Norris nuk e mbështet thjeshtë, ai i tregon Amerikës se si do të jetë”.

Aktori ishte i hapur për bindjet e tij të krishtera dhe një mbrojtës i fortë i të drejtës për armëmbajtje.

Në vitin 2004, ai iu bashkua George H. W. Bush në një hedhje me parashutë për të festuar 80-vjetorin e tij, një moment që tërhoqi vëmendje të madhe publike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement