Nga hetimet për vrasje te përplasja diplomatike: Kriza e re mes Rusisë dhe Azerbajxhanit - Gazeta Express
string(87) "nga-hetimet-per-vrasje-te-perplasja-diplomatike-kriza-e-re-mes-rusise-dhe-azerbajxhanit"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 14:04

Nga hetimet për vrasje te përplasja diplomatike: Kriza e re mes Rusisë dhe Azerbajxhanit

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 14:04

Tensionet mes Rusisë dhe Azerbajxhanit janë rritur të hënën pas një deklarate të Kremlinit se nuk se nuk pajtohej me vendimin e Azerbajxhanit për të anuluar ngjarjet kulturore ruse, në shenjë proteste ndaj arrestimeve të disa personave me prejardhje azerbajxhanase në Rusi, të dyshuar për krime të rënda.

Reuters raporton se, hetuesit në qytetin industrial rus Jekaterinburg, kanë kryer një sërë bastisjesh javën e kaluar në lidhje me krime të pazgjidhura nga e kaluara, përfshirë vrasje seri. Më pas ata kanë thënë se kishin ndaluar gjashtë persona – shtetas rus me prejardhje azere -, ndërkohë që dy të dyshuar kishin vdekur nga “shkaqe shëndetësore”, transmeton Express.

Menjëherë pas, Baku ka akuzuar policinë ruse për vrasje jashtëgjyqësore “me motive etnike”, një akuzë që Moska e ka hedhur poshtë kategorikisht.

Poashtu, raportohet se të hënë policia në Azerbajxhan ka kryer bastisje në zyrën e Sputnik Azerbajxhan, një degë lokale e agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Rossiya Segodnya. Ndërsa, më herët, ministria e Jashtme e Azerbajxhanit kishte thirrur të ngarkuarin me punë të Rusisë në Baku për të protestuar kundër asaj që e vendi e cilësoi si “vrasje brutale”, ndërsa parlamenti azerbajxhanas u tërhoq nga bisedimet e planifikuara dypalëshe në Moskë dhe anuloi një vizitë të zëvendëskryeministrit rus.

Gjithashtu, të dielën, ministria e Kulturës e Azerbajxhanit njoftoi se po anulonte ngjarjet kulturore të planifikuara nga organizata shtetërore dhe private ruse, për shkak të “vrasjeve të qëllimshme, të jashtëligjshme dhe akteve të dhunës të kryera nga forcat ruse të rendit”.

E i pyetur për këtë vendim, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur me fjalët: “Na vjen sinqerisht keq për këto vendime. Është e rëndësishme të vazhdohet puna për të sqaruar arsyet dhe natyrën e ngjarjeve që, sipas palës azerbajxhanase, sollën këto reagime.”

“Sipas nesh, gjithçka që po ndodh në Jekaterinburg lidhet me punën e agjencive të rendit dhe kjo nuk mund dhe nuk duhet të shërbejë si arsye për një reagim të tillë,” ka thënë Peskov.