Nga hero në tradhtar, baskët e kërcënojnë Oyarzabalin që ia dha Spanjës Europianin, nëna e tij s’guxon të dalë nga shtëpia - Gazeta Express
string(119) "nga-hero-ne-tradhtar-basket-e-kercenojne-oyarzabalin-qe-ia-dha-spanjes-europianin-nena-e-tij-sguxon-te-dale-nga-shtepia"

Futboll

Gazeta Express

18/07/2024 13:40

Nga hero në tradhtar, baskët e kërcënojnë Oyarzabalin që ia dha Spanjës Europianin, nëna e tij s’guxon të dalë nga shtëpia

Futboll

Gazeta Express

18/07/2024 13:40

Futbollisti i Real Sociedad, Mikel Oyarzabal u bë heroi i skuadrës spanjolle në finalen e Europianit kundër Anglisë, duke shënuar, pak minuta para përfundimit të ndeshjes, golin e dytë.

Sulmuesi e festoi golin me stil dhe madje në deklaratat e tij pas ndeshjes u shpreh: “Kam bërë punën time dhe atë që duhet të bëja në çdo moment. Kam pasur fatin të fitoj dhe kur kalon nëpër ngjarje të çuditshme.”

Lexo Edhe:

Siç raportohet nga Marca, në qytetin e lindjes së nënës së Oyarzabal, Elorrio në provincën e Biscay, Vendi Bask, u vendos një pankartë që synonte atë dhe shokun e tij të skuadrës në Real Sociedad , Mikel Merino, i cili ishte gjithashtu pjesë e ekipit të Spanjës që fitoi Euro 2024.

Dyshja u cilësuan si “tradhtarë”, ku në baner shkruhej edhe “jo pranimit të kombëtares spanjolle”. Në këtë fazë nuk dihet se kush është përgjegjës për banerin.

Shumë njerëz në rajonin bask nuk e identifikojnë veten si spanjollë dhe do të kishte shumë që nuk do të kishin festuar titullin e katërt të kampionatit evropian të La Roja. Festimet e Oyarzabal-it dhe Merino-s të dielën qartë nuk u përshtatën me disa prej tyre, përcjell TCH.

Gjithashtu, e ëma e Oyarzabal nuk lejohet të dalë nga shtëpia, sepse djali i saj është cilësuar si tradhtar në qytet, pasi ata nuk e njohin Spanjën si shtetin e tyre.