Nga ferri i Albacetes në qiellin e Manchesterit: Arbeloa e ka marrë në dorë Realin, por rruga është e gjatë - Gazeta Express
string(105) "nga-ferri-i-albacetes-ne-qiellin-e-manchesterit-arbeloa-e-ka-marre-ne-dore-realin-por-rruga-eshte-e-gjate"

Sport

Gazeta Express

18/03/2026 10:46

Nga ferri i Albacetes në qiellin e Manchesterit: Arbeloa e ka marrë në dorë Realin, por rruga është e gjatë

Sport

Gazeta Express

18/03/2026 10:46

Nga errësira drejt dritës, në pak më shumë se dy muaj.

62 ditë pas eliminimit nga Copa del Rey, i ardhur vetëm pak ditë pas shkarkimit të Xabi Alonsos dhe vendimit për t’ia besuar bankinën, Álvaro Arbeloa duket se e ka rikuperuar përgjithmonë identitetin e Real Madridit – dhe e ka bërë këtë në mënyrën më bindëse të mundshme: dy fitore në Champions League ndaj Manchester Cityt dhe kualifikim i sigurt në çerekfinale.

Një rezultat i rëndësishëm që e mban firmën e një trajneri të papritur, i marrë nga Real Madrid Castilla, i cili e ka marrë drejtimin në një nga momentet më delikate dhe tani fillon ta shohë një mundësi të vërtetë për konsolidim, sidomos falë suksesit të qartë kundër “armikut të urryer” Pep Guardiola.

Bilanci deri tani është pozitiv: 12 fitore, 4 humbje, 37 gola të shënuar dhe 17 të pësuar — shifra që e tregojnë një skuadër të rikthyer, sidomos në ndeshjet evropiane, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Por, me gjithë këtë, nuk duhet të flitet ende për një kthesë absolute, sepse çarje të dukshme vazhdojnë të shfaqen: humbjet nga Getafe dhe Osasuna në kampionat kanë kushtuar shumë, duke e hapur derën për Barcelonën në renditje.

Gjithashtu, gabimi në Champions ndaj Benficas në fazën e ligës e detyroi Realin të kalojë tutje nga “play-off”-i.

Megjithatë, pikërisht nga atje nisi ngritja: fillimisht ndaj së njëjtës Benfica dhe pastaj ndaj Cityt.

Dy pengesa të kapërcyera me personalitet, saktësisht si në traditën më të mirë madridiste.

Të flasësh sot për “një Zidane të ri” është e tepërt, është shumë herët për etiketime kaq të mëdha.

Por Arbeloa e di mirë që e ka një mundësi të jashtëzakonshme në duar: ta luajë deri në fund.

Tani duket pothuajse e sigurt se në çerekfinale do ta presë Bayern Munichun, një tjetër provë shumë e vështirë.

Por, nëse historia e Realit di diçka, është se në netët evropiane di të shkëlqejë edhe kur favoritët duket se janë të tjerë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement