Nga Federata zvicerane thonë fjalët e para, pas largimit të Hajdarit në drejtim të Kosovës - Gazeta Express
string(89) "nga-federata-zvicerane-thone-fjalet-e-para-pas-largimit-te-hajdarit-ne-drejtim-te-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 18:06

Nga Federata zvicerane thonë fjalët e para, pas largimit të Hajdarit në drejtim të Kosovës

Futboll

Gazeta Express

29/09/2025 18:06

Pas vendimit të Albian Hajdarit për ta përfaqësuar kombëtaren e Kosovës, kanë ardhur edhe fjalët e para nga Federata e Zvicrës.

Drejtori i kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami, ka folur për vendimin e Albian Hajdarit që të luajë për Kosovën e jo për Zvicrën.

“Albiani është përzgjedhur për ekipin senior nacional disa herë. Ai ishte pjesë e ekipit, por nuk është stabilizuar si startues i rregullt. Tani ai ka vendosur që të luajë për Kosovën në të ardhmen dhe ne e respektojmë vendimin e tij”, ka thënë Tami për “Blue Sport”.

Para pak ditësh, kur Leon Avdullahu e la Zvicrën për Kosovën, Tami nuk shprehej i brengosur për mundësinë që edhe Hajdari të largohej në drejtim të Kosovës.

Albian Hajdari do të jetë i gatshëm për Kosovën qysh nga ndeshjet e tetorit./GazetaExpress/