Në prag te festave të fundvitit sytë
kthehen te gjelat e detit. Por nga e ka origjinën ky shpend dhe cilët ishin
popujt që e zbutën?
Sipas të dhënave historike, ishin amerikanët
vendas ata që e zbutën fillimisht gjelin e egër. Arkeologjia dhe gjurmimi
gjenetik na tregojnë se nga ka ardhur gjeli i detit.
Sipas asaj që dihet deri më tani, zogjtë janë
zbutur dy herë, në vende të ndryshme. Anasazi-t ishin të parët që zbutën gjelat
në rajonin Four Corners në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, dhe Aztekët
(dhe paraardhësit e tyre) bënë të njëjtën gjë në Meksikën jugore.
Zbutja ka ndodhur më shumë se 2000 vjet më
parë; zogjtë rripeshin dhe përdoreshin për pendët, kockat dhe mishin. Zbutja e
gjelit të detit ndodhi në vende ku kishte popullata të palëvizshme të cilët
kishin edhe drithëra për të ushqyer tufën e zogjve.
Analiza e izotopeve të karbonit të eshtrave të
gjelit të detit të gjetur në sitet arkeologjike tregon se dietat e këtyre
zogjve shtëpiakë ishin kryesisht me bazë misri, në krahasim me qiellzën më të
gjerë që kishte një zog i egër. Ushqimi “falas” mjaftoi që gjelat e egër të
zbuteshin shumë shpejt.