Nga Dua Lipa te Gigi Hadid, grimierja shqiptare rrëfen “sekretet” e yjeve - Gazeta Express
string(70) "nga-dua-lipa-te-gigi-hadid-grimierja-shqiptare-rrefen-sekretet-e-yjeve"

Rozë

Gazeta Express

06/12/2021 9:30

Nga Dua Lipa te Gigi Hadid, grimierja shqiptare rrëfen “sekretet” e yjeve

Rozë

Gazeta Express

06/12/2021 9:30

Daniela Zeqo është bërë mjaft e njohur në Itali, pasi kuron imazhin e personazheve të njohur. Ka punuar me emra të njohur si Giusi Ferreri, Lorenzo Fragola, Tiziano Ferro, Emma Marrone, Francesca Michielin, Biaggio Antonacci, Francesco Renga, Baby K dhe shumë të tjerë.

Në një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, Daniela tregoi disa nga “sekretet” e VIP-ave me të cilët ka punuar.

Lexo Edhe:

“Kendall Jenner nuk ka të njëjtin karakter si Gigi Hadid. Nuk ishte aq e sjellshme sa Gigi. Ava Max është një vajzë shumë e mirë, tipike shqiptare. Kam folur në telefon dhe me mamin e saj. Kur po i bëja grimin por fliste me mamin dhe ma kaloi. Ajo e fliste shumë mirë shqipen”, tha ajo.

Daniela ka treguar edhe për takimin me Dua Lipën.

Dua Lipën e kam takuar para disa vitesh kur nuk ishte kaq e famshme por e kuptova se do të bëhej një superstar.”, tha ajo./abcnews.al