Nga dasma në zi - Edmondi i cili u vra dje në Gjilan, ishte martuar 3 muaj më parë - Gazeta Express
string(79) "nga-dasma-ne-zi-edmondi-i-cili-u-vra-dje-ne-gjilan-ishte-martuar-3-muaj-me-pare"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 12:37

Nga dasma në zi – Edmondi i cili u vra dje në Gjilan, ishte martuar 3 muaj më parë

Lajme

Gazeta Express

11/08/2025 12:37

Vetëm tre muaj pasi kurorëzoi dashurinë e tij me martesë, Edmond Hasani ka humbur jetën tragjikisht së bashku me babain e tij, Selami Hasani.

Babë e bir u vranë nga persona të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme të fajdesë, shkruan IndeksOnline.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme në rrethana ende të paqarta, por që kanë tronditur thellë opinionin në mbarë vendin.

Edmondi ishte i martuar me Njomza Grabanicën, ish-drejtoreshë e Kadastrës në Komunën e Klinës.

Sot, Gjilani do të përcjellë për në banesën e fundit dy viktimat e kësaj tragjedie. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e qytetit pas namazit të ikindisë, në orën 16:40.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. Sipas deklaratave të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, një person është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të dyshuar të tjerë ndodhen në arrati. Ata janë identifikuar si Mefail Shkodra (53 vjeç) dhe dy djemtë e tij, Edonis (25) dhe Engjull Shkodra (22). Autoritetet kanë shpallur në kërkim të trefishtë të dyshuarit, ndërkohë që apelojnë për bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e tyre.