Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Tuneli”, duke goditur një rast trafikimi të armatimit të rrezikshëm. Gjatë operacionit, u arrestua një 22-vjeçar, identiteti i të cilit është A. D., banues në Burrel.
Operacioni u realizua në tunelin e Murrizit, ku gjatë kontrollit të automjetit të personit të dyshuar, u gjetën të fshehura dy armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra. Po ashtu, u sekuestrua mjeti dhe celulari i të arrestuarit.
Policia dyshon se armët po transportoheshin nga Burreli për t’u shitur në Tiranë për llogari të grupeve kriminale. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.