Nga burgjet te mbështetja financiare, zbardhen diskutimet mes Ramës dhe Sunak - Gazeta Express
string(76) "nga-burgjet-te-mbeshtetja-financiare-zbardhen-diskutimet-mes-rames-dhe-sunak"

Nga burgjet te mbështetja financiare, zbardhen diskutimet mes Ramës dhe Sunak

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2023 22:51

Qeveria Britanike ka zbardhur diskutimet në takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me kryeministri britanik Rishi Sunak në Downing Street.

Në njoftim thuhet se dy liderët diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta për të frenuar pikësëpari udhëtimin e njerëzve dhe marrëveshje të mëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat.

Lexo Edhe:

“Dy kryeministrat përshëndetën progresin e deritanishëm, pasi rreth 800 emigrantë të paligjshëm janë kthyer në Shqipëri që prej muajit dhjetor, veprimet kundër krimit të organizuar dhe udhëzimet e reja të Mbretërisë së Bashkuar që përcaktojnë Shqipërinë një vend të sigurt.

Për bashkëpunimin në drejtësinë penale, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak përshëndetën punën e përbashkët në vijim për ekstradimet, ndjekjet penale dhe kapacitetet e mjekësisë ligjore dhe ekstradimin e qindra të burgosurve në bazë të marrëveshjeve ekzistuese”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe: Rama takohet me Sunak: Bashkohemi për të luftuar grupet kriminale, jo çdo emigrant është bandit

Gjithashtu, ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapaciteteve të burgjeve të Shqipërisë, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve të përcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithashtu, në takimin mes dy liderëve Sunak u shpreh se Britania do ofrojnë mbështetje për sigurinë kibernetike shqiptare për t’u mbrojtur nga kërcënimet online.

Reagimi i qeverisë britanike:

Kryeministri britanik Rishi Sunak është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Downing Street, si pjesë e një viizte zyrtare më të gjerë të kryeministrit shqiptar në Londër.

Liderët shprehën ambicien e tyre të përbashkët për të zgjeruar dhe thelluar më tej marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë duke bashkëpunuar për të adresuar kërcënimet globale dhe rajonale dhe forcimin e partneritetit tonë dypalësh.

Të dy theksuan dhe vunë në dukje mundësitë për të rritur lidhjet tregtare, investimet si dhe një vëmendje të veçantë i dhanë sektorit të teknologjisë. Kryeministri Sunak përshëndeti sërish kontributin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe në jetën britanike.

Si aleatë të NATO-s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe partnerë të ngushtë, udhëheqësit rikonfirmuan gjithashtu angazhimin e tyre për të punuar së bashku për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve tanë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të promovuar të drejtat e njeriut, duke përfshirë këtu një përgjigje të fortë ndërkombëtare ndaj agresionit nga Rusia. Kjo do të përfshijë mbështetje për sigurinë kibernetike shqiptare për t’u mbrojtur nga kërcënimet online.

Kryeministri Sunak dhe kryeministri Rama u angazhuan për të thelluar punën në kuadër të Komunikatës së Përbashkët dhe Task-Forcës të rënë dakord në muajin Dhjetor, për të çuar përpara prioritetin e përbashkët në trajtimin e migracionit të paligjshëm dhe bandave kriminale të kontrabandës së njerëzve.

Gjithashtu, liderët diksutuan për rritjen e bashkëpunimit operacional dhe marrëveshje të tjera për ndarjen e të dhënave mes shteteve si dhe për pasaportat. Liderët përshëndetën përparimin e deritanishëm, me rreth 800 emigrantë të paligjshëm që u kthyen në Shqipëri që nga muaji Dhjetor, veprimet kundër krimit të organizuar dhe udhëzimet e reja të Mbretërisë së Bashkuar, ku përcaktohej Shqipëria një vend i sigurtë për të jetuar.

Po ashtu, për bashkëpunimin në drejtësi, liderët përshëndetën punën e përbashkët të vazhdueshme për ekstradimet, ndjekjet penale dhe aftësitë e mjekësisë ligjore dhe largimin e qindra të burgosurve sipas marrëveshjes mes dy vendeve.

Ata ranë dakord që një ekip i përbashkët MB-Shqipëri do të kryejë një vlerësim të kapacitetit të burgjeve të Shqipërisë që do të përfundojë deri në fund të Prillit me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve shqiptarë të dënuar.

Së fundi, kryeministrat mirëpritën përparimin në bashkëpunimin përsa i përket bizneseve dhe universiteteve, duke përfshirë hapjen e Dhomës së re Britanike të Tregtisë në Shqipëri, mbështetjen e MB për financimin e eksporteve për Shqipërinë në 4 miliardë £ për të lehtësuar investimet, dhe thellimi i lidhjeve mes universiteteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë./Gazeta Express