Ermiona Lekbello do i bashkohet nga sot spektaklit më të ndjekur, Ferma Vip 3.
Ish miss-i ka ardhur nga Amerika në Shqipëri, enkas për Ferma Vip, pas vite e gjysëm mungesë.
Nga studio, në një bashkëbisedim me moderatoren Arbana Osmani dhe opinionistët, Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi, Ermiona Lekbello tregoi edhe arsyen pse i tha “PO” ftesës për në fermë.
“Kisha dëshirë dhe doja që shqiptarët të më shikonin atë Jonën që për një arsye apo një tjetër e kanë pëlqyer dhe gjykuar. Erdha për ata që më duan dhe për ata që do i bëj të më duan. Erdha direkt nga Amerika. Kafshët japin dashuri pa kushte. Unë kam një mace, dhe as saj mund të më vijë dashuria për të qenë mes të pambrojturve. Është më mirë me kafshët sesa me njerëzit. Kafshët nuk të lëndojnë. Unë do jem vetvetja. Nuk jam njeri i debateve”, tha Ermiona.