Nga aktorët deri te politikanët, studimi zbulon se kë ndjekin më shumë njerëzit në Twitter - Gazeta Express
string(89) "nga-aktoret-deri-te-politikanet-studimi-zbulon-se-ke-ndjekin-me-shume-njerezit-ne-twitter"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2022 9:53

Nga aktorët deri te politikanët, studimi zbulon se kë ndjekin më shumë njerëzit në Twitter

Lajme

Gazeta Express

03/10/2022 9:53

Përdoruesit e Twitter-it ndjekin më së shumti aktorë dhe personazhe të tjerë të famshëm.

Shumë rrallë përdoruesit e Twitter kalojnë linjat partiake për të ndarë informacione përtej “kufijve” të tyre ideologjikë. Edhe kur e bëjnë këtë, ata nuk humbasin mundësinë për të komentuar negativisht për kundërshtarët e tyre politikë, sipas një studimi të ri shkencor amerikan që nxjerr në pah polarizimin në mediat sociale.

Lexo Edhe:

Sondazhi i përdoruesve të Twitter

Studiuesit, të udhëhequr nga profesoresha Magdalena Wojciech e Departamentit të Komunikimit në Universitetin e Kalifornisë-Davis, e cila bëri botimin përkatës në revistën shkencore “Science Advances”, analizuan të dhënat nga gati 1.5 milionë përdorues të Tëitter të përzgjedhur rastësisht, duke shqyrtuar ndjekësit, prej 2624 politikanë, analistë dhe media.

Shumica e përdoruesve (rreth 60%) nuk ndoqën asnjë nga përfaqësuesit e mësipërm të “elitës” politike, por më tepër aktorë dhe personazhe të tjerë të famshëm.

Kjo ndoshta për faktin se përdoruesit e mbetur (40%), të cilët shfaqin interes për të ndjekur nga afër zhvillimet politike, edhe pse pakicë, janë shumë më demonstrues dhe aktivë në internet. U zbulua gjithashtu se ata ndjekin pothuajse ekskluzivisht politikanë, analistë dhe media që përputhen me ideologjinë e tyre politike dhe për këtë arsye vetëm promovojnë ose riprodhojnë përmbajtje “miqësore”.

Studimi tregon se 90% e përdoruesve të Twitter ndjekin llogari që shprehin të njëjtën ideologji politike dhe vetëm 10% ndjekin përdorues të tjerë me pikëpamje të ndryshme politike. Përdoruesit kanë 13 herë më shumë gjasa të ndajnë përmbajtje me të njëjtin mendim sesa njerëzit e tjerë me një ideologji të ndryshme.

Vetëm 7% e retëeet-eve të përdoruesve kanë të bëjnë me përmbajtje të një ideologjie tjetër, dhe në dy të tretat e këtyre rasteve postimi shoqërohet me komente negative. U zbulua se përdoruesit konservatorë kishin rreth dy herë më shumë gjasa se progresistët/liberalët që të ndajnë vetëm përmbajtje të së njëjtës ideologji me veten e tyre, ndërsa gjithashtu kanë më shumë gjasa të shtojnë komente negative për “kundërshtarët” e tyre.