Në Buxhet është bërë kursim prej 565 milionë euro, pasi nga 8 procedurat aktive të arbitrazhit të trashëguara, Qeveria ka përfunduar me sukses 3 në favor të Maqedonisë, informoi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva. Përveç procesit të fituar të arbitrazhit me një pjesë të investitorëve të minierës “Kazandoll” në Vallandovë me ç’rast janë kursyer 115 milionë euro, janë fituar gjithashtu edhe procedurat “Sasa” me vlerë prej 445 milionë dhe “Gama” kundër Maqedonisë me mbi pesë milionë euro.
“Qeveria trashëgoi 8 procedura aktive ndërkombëtare të arbitrazhit, gjë që përbën numrin rekord të procedurave të arbitrazhit të cilat janë ngritur që nga pavarësimi i Maqedonisë. Bëhet fjalë për tre procedura të cilat janë mosmarrëveshje investimesh dhe pesë mosmarrëveshje tregtare. Si dhe paralajmërim me vërejtje para padive për të paktën edhe katër procedura të tjera. Në të gjitha procedurat aktive të arbitrazhit dëmi potencial për buxhetin e shtetit ishte në shumë prej 865 milionë euro plus shpenzime të procedurave”, theksoi Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë.
tag_katrorimaqedoni_2