Nga 26 në 22 vjet burg për Mustafën, Specialja: S'do të thotë se krimet s'janë të rënda, UÇK s'mbahet përgjegjëse - Gazeta Express
string(107) "nga-26-ne-22-vjet-burg-per-mustafen-specialja-sdo-te-thote-se-krimet-sjane-te-renda-uck-smbahet-pergjegjese"

Nga 26 në 22 vjet burg për Mustafën, Specialja: S’do të thotë se krimet s’janë të rënda, UÇK s’mbahet përgjegjëse

Lajme

Gazeta Express

14/12/2023 11:36

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u dënua nga Apeli i Gjykatës Speciale me 22 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar e torturë gjatë luftës.

Trupi gjykues i Apelit tha se zvogëlimi i dënimit ndaj Mustafës nga 26 në 22 vjet burgim “nuk sugjeron aspak se krimet për të cilat ai është shpallur fajtor dhe dënuar, nuk janë të rënda”.

Lexo Edhe:

“Gjatë shqiptimit të Aktgjykimit, Paneli i Gjykatës së Apelit theksoi se Aktgjykimi “është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe llogaridhënies,” dhe se zvogëlimi i dënimit të z. Mustafa “nuk sugjeron aspak se krimet për të cilat ai është shpallur fajtor dhe dënuar, nuk janë të rënda””, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Kryetarja e trupit gjykues, Michèle Picard, tha gjithashtu se trupi gjykues ka konstatuar se Mustafa mbante “përgjegjësi penale individuale” për krimet e luftës të torturës, ndalimit arbitrar dhe vrasjes së paligjshme dhe se “as UÇK-ja, as populli i Kosovës nuk ishin objekt i këtij procesi gjyqësor dhe nuk mbahen përgjegjës apo fajtorë për këto krime”.

“Apeli i z. Mustafa përmbante nëntë pika të ndara në 51 nënpika. Paneli i Apelit rrëzoi tetë pika të paraqitura nga z. Mustafa që kundërshtonin Aktgjykimin e Trupit Gjykues, ndërsa miratoi pjesërisht kundërshtimin e tij ndaj dënimit me 26 vjet burgim nga Trupi Gjykues për tri pikat e Aktakuzës që ishte shpallur fajtor”, thuhet në njoftimin e Gjykatës për aktgjykimin.