Gjimnazi i shkencave natyrore “Sami Frashëri” në Prishtinë, ka bërë tri postime në faqen e tij në Facebook, me nxënësit më të dalluar të klasave të dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta. Ajo çka bie në sy është dominimi i vajzave si nxënëse të ekselencës. Përshembull, nga paralelet e klasëve 12-të, nga 19 nxënës të dalluar, 18 janë vajza.
Gjithashtu edhe nga klasët e 10-ta në këtë Gjimnaz, nga 11 nxënës të dalluar – 10 janë vajza.
“Ekselentët e Klasave të X – 2024/25. Me përkushtim, punë të palodhur dhe pasion për dijen, nxënësit tanë vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të na bëjnë krenarë!”, thuhet krahas postimit.
Ekselentë në mësime janë edhe 7 djem të klasëve të njëmbëdhjeta dhe 17 vajza.
Ndërsa, ekselente në mësime janë 18 vajza të klasëve të dymbëdhjeta dhe një djalë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...