Nga 1 marsi, 7 mijë denarë shtesë për pjesëtarët e Armatës - Gazeta Express
string(57) "nga-1-marsi-7-mije-denare-shtese-per-pjesetaret-e-armates"

Gazeta Express

21/01/2020 18:39

Nga 1 marsi, 7 mijë denarë shtesë për pjesëtarët e Armatës

Gazeta Express

21/01/2020 18:39

Radmilla Shekerinska, ministrja e mbrojtjes premtoi sot në kazermën “Jane Sandanski”-Shtip, se nga 1 marsi ushtarët do të marrin 7 mijë denarë shtesë, përcjell Gazeta Express nga Portalb.mk.

“Pas rritjes së dytë të rrogave nga fundi i këtij muaji, rrogat e të gjithë personave civilë në Armatë do të rriten për 10 për qind, ndërsa me fillim nga marsi të gjithë pjesëtarët e Armatës, ata të cilën kanë kontrata mbi trevjeçare do të arrijnë të marrin para shtesë në muaj për qira. Kjo është vlerë prej 7 mijë denarëve për çdo muaj”, deklaroi Shekerinska.

Lexo Edhe:

Sipas saj, nëse para dy vite e gjysmë një ushtar ka marrë 20 mijë denarë, ai tashmë do të marrë mbi 30 mijë denarë, duke llogaritur edhe banesën.

“Më vjen mirë që pikërisht në Shtip do të vendoset resursi ynë kryesor i NATO-s, grupi i lehtë këmbësorik luftarak, i cili do të ketë edhe standarde më të larta në trajnim, standarde më të larta në një pjesë të pajisjes”, tha Shekerinska.

Ndryshe, në Seancën e 126-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me 63 vota ‘për’ kaloi Ligji për shërbim në Armatën e RMV-së, ligj që duhet të hyjë në fuqi në muajin mars. Paraprakisht, në tetor të vitit Qeveria i miratoi ndryshimet në Ligjin për shërbime në Armatë.

“Me ndryshimet mundësohet dhënie bursa të rinjve me qëllim të fitojë kuadro deficitare, si për shembull mjek dhe inxhinierë. Në këtë mënyrë të rinjtë do të kenë mbështetje në studime, ndërsa Armata do të mund mbështet me njohuritë e tyre pas përfundimit të fakultetit dhe në vazhdimësi do të mund të krijohen kuadro dhe i cili është i domosdoshëm pa të cilin nuk mund të funksionojë një armatë moderne e NATO-s”, pati deklaruar Shekerinska.

Ndryshimet planifikojnë, përveç ndihmave prej 7 mijë denarë për sigurimin banesor, daljen në pension në moshën 55 vjeçare dhe me 40 vjet stazh me 80 për qind nga dhjetë vitet më të mira gjatë punës.

“Për herë të pari i vendosëm edhe njohuritë gjuhësore si një prej kushteve, posaçërisht për gradat më të larta të oficerëve”, tha Shekerinska.