Duke filluar nga data 1 Gusht 2025, për të marrë certifikatat e gjendjes civile përmes Platformës eKosova (si Certifikata e lindjes, Ekstrakti i lindjes, Certifikata e vendbanimit, etj.), kërkohet që më parë të deklaroni adresën tuaj zyrtare të vendbanimit.
Ky proces realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit Civil dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Si të deklaroni adresën zyrtare të vendbanimit në eKosova:
Hyni në Platformën eKosova me llogarinë tuaj.
Zgjidhni seksionin “Shërbime”.
Klikoni mbi opsionin “Adresa”.
Zgjidhni shërbimin “Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit”.
Plotësoni të gjitha të dhënat e kërkuara dhe klikoni butonin “Ruaj”.
Pasi aplikimi juaj të miratohet nga zyrtarët e gjendjes civile, do të mund të shkarkoni sërish dokumentet e nevojshme pa asnjë pengesë.