Nezir Kraki "ia merr bukën" Dimal Bashës, hyn në sektorin e sharjes dhe sulmeve ndaj mediave - Gazeta Express
string(89) "nezir-kraki-ia-merr-buken-dimal-bashes-hyn-ne-sektorin-e-sharjes-dhe-sulmeve-ndaj-mediave"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 20:14

Nezir Kraki “ia merr bukën” Dimal Bashës, hyn në sektorin e sharjes dhe sulmeve ndaj mediave

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 20:14

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, e quajti Kosovën “shtet bandit”, para se LVV të vijë në pushtet.

Ai nuk është ndalur me kaq, duke vozitur incizoi një video të stilit të kolegut të tij Dimal Basha, i cili vazhdimisht sulmon mediat.

Kraki i quajti mediat si ‘shërbyese të bandave dhe kundër interesave të Kosovës shtet”.

“Në kuptimin politik, Kosova është qeverisur nga bandat politike që kanë mundësu kanë kriju media kriminale që i kanë shërby bandave edhe sot funksionojnë e punojnë ditë e natë kundër intereseva të Kosovës shtet”, tha ai. /Gazeta Express