Neymari ndez polemikat te Brazili, i del kundër deklaratave të Ancelottit - Gazeta Express
string(72) "neymari-ndez-polemikat-te-brazili-i-del-kunder-deklaratave-te-ancelottit"

Sport

Gazeta Express

01/09/2025 16:41

Neymari ndez polemikat te Brazili, i del kundër deklaratave të Ancelottit

Sport

Gazeta Express

01/09/2025 16:41

Neymar ka rindezur polemikat në Brazil. Ylli i Santosit kundërshtoi deklaratat e Carlo Ancelottit dhe shpjegoi pse në të vërtetë nuk u përfshi në listën e kombëtares braziliane për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës për Amerikën e Jugut.

Seleção po përgatitet për dy ndeshje kyçe: fillimisht kundër Kilit në Rio de Janeiro dhe më pas kundër Bolivisë në lartësinë e madhe të El Altos. Për këtë dy ndeshje, mungesa e Neymar nga lista ishte një surprizë.

I pyetur nga mediat, Carlo Ancelotti e justifikoi përjashtimin duke thënë se lojtari kishte “një shqetësim të vogël javën e kaluar” dhe se nuk kishte nevojë të rrezikohej. “Të gjithë e njohim Neymarin. Na duhet në gjendjen më të mirë fizike që të na ndihmojë në Kupën e Botës,” tha trajneri italian në një konferencë për shtyp.

Megjithatë, shpjegimi zyrtar i Ancelottit u hodh poshtë shpejt nga vetë lojtari. Pas 90 minutave të plota në barazimin 0-0 të Santosit kundër Fluminense, Neymar sqaroi se nuk kishte asnjë problem serioz fizik:

“Ishte një edemë muskulore, por asgjë serioze. Përndryshe, nuk do të kisha luajtur sot ose kundër Bahia ditë më parë. Nëse mbeta jashtë, ishte një vendim teknik, nuk kishte të bënte me gjendjen time fizike. Është vendimi i trajnerit. E respektoj. Jam jashtë, dhe tani më takon të mbështes kombëtaren,” tha ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së.

Me këto fjalë, Neymar e bëri të qartë se nuk ndan të njëjtën mendim me shpjegimin mjekësor të Ancelottit dhe se mungesa e tij ishte më shumë çështje zgjedhjeje sesa dëmtimi.

Ndërkohë, as për Santosin gjërat nuk po shkojnë mirë. Klubi po kalon një sezon të parregullt në Brasileirão, duke u renditur aktualisht në vendin e 16-të me 22 pikë, aq sa ka edhe Vitória, që ndodhet në zonën e rënies nga kategoria. Bordi së fundmi ka emëruar Juan Pablo Vojvodën si trajner të ri me shpresën për të ndryshuar situatën.

Megjithë vështirësitë, kampionati ende ofron hapësirë për rikuperim. Me disa ndeshje të mbetura, Santos është vetëm katër pikë larg Corinthiansit, skuadra e fundit që aktualisht mban një vend për Copa Sudamericana 2026, duke mbajtur gjallë aspiratat ndërkombëtare./GazetaExpress/