“Neymari duhet të jetë prioriteti i Barcelonës” - Gazeta Express
string(45) "neymari-duhet-te-jete-prioriteti-i-barcelones"

Gazeta Express

04/04/2020 9:21

“Neymari duhet të jetë prioriteti i Barcelonës”

Gazeta Express

04/04/2020 9:21

Rivaldo dëshiron ta shikojë edhe njëherë Neymarin me fanellën e Barcelonës

Legjenda e Brazilit dhe Barcelonës, Rivaldo, ka kërkuar me ngulm nga ish-klubi që në merkaton e verës, kurdo që do të hapet për shkak së pandemisë koronavirus – prioritet ta ketë kthimin e Neymar Junior në Camp Nou.

Ai dëshiron edhe njëherë ta shikojë bashkëkombësin me fanellë të Barcës, sipas të cilit, mund të jetë edhe lideri i klubit katalunas bashkë me Lionel Messin.

“Thashethemet po rriten rreth synimeve të Barcelonës për ta trasnferuar Neymarin afatin e ardhshëm”, tha Rivaldo.

“Shikoni në vitet e fundit, shumë lojtar të mëdhenj s’kanë arritur t’ia dalin duke luajtur pranë Messit, por Neymar dhe Suarez janë ndryshe.

“Ney është si Suarez, një ndër futbollistët e pakt në botë që nuk ndien presion në fushë, gjithmonë luan me personalitet”.

“Mendoj se klubi duhet ta konsiderojë prioritet rikthimin e Neymar”.

Vitet më të mira në karrierë Neymar i ka shpenzuar në Barcelonë.

Ai numëron 186 paraqitje dhe ka shënuar 105 gola, kurse ka dhuruar edhe 77 asiste.

U transferua në PSG për të qenë i pavarur, larg Lionel Messit, por vetëm sa i bëri dëme vetvetes, asnjëherë nuk bindi me lojë në Paris, pasi për tri vite më radhë në faqe të parë të gazetave kanë qenë skandalet e shumta, dhe gjithashtu edhe lëndimet e shpeshta. /Gazeta Express/