Ylli brazilian Neymar ka vendosur t’ju japë fund negociatave me klubin amerikan FC Cincinnati, pasi u zhgënjye nga ritmi i ngadaltë i bisedimeve për një transferim të mundshëm në MLS.
Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit kishin zhvilluar kontakte me Neymarin dhe babanë e tij prej disa muajsh, madje kishin udhëtuar edhe në Brazil për takime.
Megjithatë, FC Cincinnati nuk paraqiti kurrë një ofertë zyrtare, gjë që bëri që futbollisti ta humbte besimin te serioziteti i projektit, përcjell “Gazeta Express”.
34-vjeçari, i cili aktualisht është pjesë e Santos, mbetet i hapur për një aventurë në MLS në të ardhmen, por jo me FC Cincinnati.
Kontrata e tij me klubin brazilian skadon në fund të vitit.
Ndërkohë, Neymar sapo është rikthyer në fushë me kombëtaren e Brazilit pas një mungese të gjatë prej 981 ditësh për shkak të lëndimeve, duke i luajtur minutat e parë në fitoren 3-0 ndaj Skocisë në Kupën e Botës.
Pas ndeshjes, ai e pranoi se ishte emocionuar deri në lot nga rikthimi me fanellën e Brazilit. /Gazeta Express