string(64) "neymar-lendohet-ne-ndeshje-me-uruguain-del-nga-loja-me-lot-ne-sy"

Futboll

Gazeta Express

18/10/2023 9:14

Neymar lëndohet në ndeshje me Uruguain, del nga loja me lot në sy

Futboll

Gazeta Express

18/10/2023 9:14

Neymar është larguar me lot në sy nga fusha e blertë pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen me Uruguain, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Ylli brazilian përfundoi në tokë duke e pësuar një lëndim serioz në gju pas një ndërhyrjeje nga prapa nga Nicolas de la Cruz në minutën e 44-t, me ç’rast ndjeu dhimbje të mëdha dhe e ftoi stafin mjekësor, shkruan “Gazeta Express”.

Ai u largua nga fusha me barelë pasi e mori tretmanin për disa minuta.

Federata Braziliane tha se futbollisti do t’ju nënshtrohet disa testeve për ta parë nëse kishte dëmtime në ligamentet e gjurit.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Santosit, Barcelonës e Paris Saint-Germainit, aktualisht në Al-Hilal, pritet të mungojë disa muaj. /Gazeta Express/