Neymar ia siguron një tjetër fitore PSG-së - Gazeta Express
string(42) "neymar-ia-siguron-nje-tjeter-fitore-psg-se"

Neymar ia siguron një tjetër fitore PSG-së

Gazeta Express

26/01/2020 23:08

Neymar është rikthyer të jetë protagonist te Paris Saint Germaini.

Braziliani ka shënuar dy gola në fitoren 2-0 të PSG-së kundër Lille, në kuadër të xhiros së 21 në Ligue 1.

Lexo Edhe:

27-vjeçari fillimisht shënoi për 1-0 një gol të bukur në minutën e 28-të.

Ai e gjeti rrjetën edhe në pjesën e dytë, nga penalltia, në minutën e 52-të, duke shënuar për rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas kësaj fitore, PSG ka shkuar në kuotën e 52 pikëve, 10 më shumë se ndjekësi më i afërt, Marseille. /Gazeta Express/