string(86) "neymar-i-fiksuar-pas-video-lojerave-luajti-counter-strike-sa-12-karriera-futbollistike"

Futboll

Gazeta Express

19/05/2025 13:08

Neymar i fiksuar pas video-lojërave, luajti Counter-Strike sa 12 karriera futbollistike

Futboll

Gazeta Express

19/05/2025 13:08

Neymar Jr. ka luajtur në një ekuivalent prej 12 karrierash futbollistike… por në Counter-Strike.

Ylli brazilian i ka luajtur 255 orë për Barcelonën, 241 orë lojë për Paris Saint-Germainin dhe… 11.453 orë duke luajtur Counter-Strike.

Kjo i bie që “O Ney” i ka kaluar plot 470 ditë të plota duke luajtur në këtë video-lojë, shkruan “Gazeta Express”.

Në përgjithësi një futbollist profesionist nga top-ekipet evropiane e ka një mesatare prej 16,000 orësh duke luajtur futboll.

Në fushën e blertë, Neymar i ka kaluar 993 orë në futbollin profesionist, që i bie 10% e kohës që e ka kaluar në Counter-Strike.

Futbollisti i Santosit ka thënë shpesh se do të donte të bëhet një lojtar profesionist i kësaj video-loje pasi ta përfundojë karrierën si futbollist. /Gazeta Express