Neymar e thotë troç: Dua të luaj me Messin nga sezoni i ardhshëm - Gazeta Express
string(63) "neymar-e-thote-troc-dua-te-luaj-me-messin-nga-sezoni-i-ardhshem"

Futboll

Gazeta Express

03/12/2020 8:28

Neymar e thotë troç: Dua të luaj me Messin nga sezoni i ardhshëm

Futboll

Gazeta Express

03/12/2020 8:28

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, ka thënë se dëshiron të luajë përkrah ish-bashkëlojtarit të vet te Barcelona, Lionel Messi, nga sezoni i ardhshëm.

Neymar dhe Messi luajtën së bashku për Barcelonën për katër sezone mes viteve 2013 dhe 2017, duke e krijuar një vijë sulmuese të frikshme për katalonasit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përkrah Luis Suarezit, Neymar dhe Messi e ndihmuan Barcelonën ta fitojë La Ligën dy herë dhe Ligën e Kampionëve një herë, përfshirë tre trofe në Kupën e Mbretit.

Neymari e la Barcelonën në verën e vitit 2017 dhe iu bashkua PSG-së për një shumë që sot e asaj dite është rekord botëror, 222 milionë euro.

Për brazilianin është thënë shpesh se do të kthehet në Barcelonë dhe ai ka qenë vërtet afër të kthehej në disa raste.

Ndërkohë, as e ardhmja e Messit me Barçën nuk është e sigurt, pasi argjentinasi e kërkoi largimin në verë pas një sezoni dëshpërues dhe zhgënjyes.

Messit do t’i mbarojë kontrata me katalonasit në verën e vitit 2021, që nënkupton se 33-vjeçari ka të drejtë të bisedojë me klube të tjera nga janari dhe të largohet në verë falas.

Pra, nuk është e qartë se ku do të mund të ribashkoheshin Neymar dhe Messi, por ky i pari këmbënguli pas fitores së PSG-së 3:1 kundër Manchester United të mërkurën mbrëma se dëshiron të luajë përkrah Messit.

“Ajo çfarë dua më së shumti është ta shijoj lojën duke luajtur përkrah atij përsëri”, tha Neymar, pasi i shënoi dy gola kundër Unitedit në Ligën e Kampionëve.

I pyetur se ku do të ndodhte ribashkimi i tyre, Neymar tha i buzëqeshur: “Ai mund të luajë në rolin tim, nuk do ta kisha problem”.

Ai shtoi: “Ne duhet ta bëjmë këtë nga viti i ardhshëm, sigurisht”. /Gazeta Express/