Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e punimeve tashmë të realizuara.
Projekti Next to Vala Mar Premium po shënon një ecuri dinamike në ndërtimin e tij. Si një investim strategjik i pozicionuar buzë detit Adriatik, ai po merr formë çdo ditë, duke avancuar me ritme të qëndrueshme në të gjitha zonat kryesore dhe duke reflektuar standarde të larta ndërtimi, arkitekture dhe vizioni. Aktualisht është realizuar rreth 50% e volumit total të punimeve, një tregues i qartë i intensitetit me të cilin po zhvillohet ky projekt ambicioz.

Next to Vala Mar Premium pritet të sjellë një ndikim të ndjeshëm ekonomik në zonë, duke rritur vlerën e investimit dhe duke promovuar një model të ri zhvillimi bregdetar i cili përveç pjesës rezidenciale ka të integruar shërbimet, pjesën e hotelerisë dhe marinën.
Një tjetër element i rëndësishëm në këtë projekt është bashkëpunimi me dy marka prestigjioze të grupit ndërkombëtar ACCOR, të cilat aktualisht po ngrihen brenda kompleksit. Hoteli MGallery Collection do të ofrojë 100 njësi akomodimi të standardit të lartë, ndërsa hoteli Sofitel do të disponojë 122 dhoma, hapësira rekreative moderne, SPA, gym dhe një zonë të dedikuar “pool wet area” prej 850 m². Këto marka sjellin një nivel të ri mikpritjeje në Shqipëri, duke e pozicionuar projektin si një destinacion premium turizmi.

Një komponent kyç i projektit është marina moderne, e konceptuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe e pajisur me 370 vende ankorimi për jahte deri në 40 metra . Marina do të operojë 24 orë në ditë gjatë të gjithë vitit, duke e shndërruar zonën në një pikë referimi për lundrimin në Adriatik dhe duke rritur në mënyrë të konsiderueshme vlerën e investimit.
Në zemër të projektit qëndrojnë vilat individuale dhe vilat twin me pishina private, të dizajnuara për një stil jetese bashkëkohor, me hapësira rekreative, privatësi të plotë dhe akses në çdo shërbim të komunitetit. Këto struktura premium ofrojnë elegancë, komoditet dhe një potencial të lartë investimi, duke reflektuar kërkesën në rritje për prona ekskluzive pranë detit.
Me një vizion të qartë dhe progres të vazhdueshëm, Next to Vala Mar Premium po shndërrohet me shpejtësi nga një koncept ambicioz në një realitet të prekshëm. Projekti po sjell një dimension të ri në zhvillimet bregdetare të Shqipërisë dhe po e pozicionon zonën e Adriatikut si një qendër të turizmit, investimeve strategjike dhe jetesës premium në 365 ditë të vitit.

Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...