“Nexhi paska folë me komandantin e KFOR e me QUINT – Nuk dyshoj që i ke bindë”, Gorani për urat: Këta po dijnë, këta po i grahin - Gazeta Express
string(121) "nexhi-paska-fole-me-komandantin-e-kfor-e-me-quint-nuk-dyshoj-qe-i-ke-binde-gorani-per-urat-keta-po-dijne-keta-po-i-grahin"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 21:20

“Nexhi paska folë me komandantin e KFOR e me QUINT – Nuk dyshoj që i ke bindë”, Gorani për urat: Këta po dijnë, këta po i grahin

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 21:20

Në emisionin “Pressing” të T7, po diskutohet për vënien e gurthemelit për dy ura mbi urën Ibër.

Nexhmedin Spahiu tha se ka pasur biseda me KFOR’in për këtë.

E gazetari Dukagjin Gorani tha se “nuk dyshon që i ka bindur”.

Ai tha se qëndrimet e shumëkuptitma të faktorit ndërkombëtar po bëjnë që edhe Qeveria të bëjë interpretime siç i konvenojnë.

“Nuk dyshoj që i ke bind. Ata munden me u tut gjithë ditën, tash tuten s’mundemi me ja hek. Me rëndësi që ke fol me komandant KFOR’it, ke fol me QUINT, me rëndësi ata janë të informun. Me rëndësi që dikush i rëndësishëm kanë fol me ta”.

“Këto qëndrime të mjegulline këto po interpretohen në mënyrë shumë liberale dhe interpretimet liberale na kanë pru këtu edhe në kontestin e bllokimit në Kuvend. Nëse edhe bashkësia ndërkombëtare vendos me pas qëndrime dykuptimta për problemet cilat janë për cilat duhet vendim të qartë, atëherë edhe Qeveria jonë e ka të drejtë me i interpreut ato qëndrime të shumëkuptimta sipas kutit vet”, tha Gorani.

Emisionin “Pressing” mund ta ndiqni KËTU