Liverpool ka bërë një hap konkret për të siguruar shërbimet e Alexander Isak, por Newcastle United nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesi i tij kryesor.
Sipas The Athletic, pas një kontakti fillestar jozyrtar, „The Reds“ kanë paraqitur një ofertë zyrtare për suedezin, por kjo është refuzuar menjëherë nga „Magpies“.
Newcastle nuk e sheh të mundur largimin e Isak këtë verë, pavarësisht interesimit të madh nga Anfield., transmeton Gazeta Express.
Klubi ka vendosur një klauzolë lirimi që hyn në fuqi në vitin 2026 dhe, deri atëherë, drejtuesit synojnë të mbajnë të bashkuar grupin kryesor të lojtarëve. Përkundër dëshirës së disa prej tyre për një aventurë të re, Newcastle mbetet i vendosur të ruajë stabilitetin dhe të vazhdojë të ndërtojë mbi sukseset e fundit në Premier League.
Refuzimi i ofertës së Liverpool-it tregon qartë se klubi i St James’ Park nuk është i gatshëm të humbasë njërin prej aseteve më të vlefshme, ndërsa vetë Isak shihet si një pikë kyçe në projektin afatgjatë të Newcastle-it.