Newcastle e ‘shkatërron’ Qarabagun pas dy ndeshjeve - Gazeta Express
string(50) "newcastle-e-8shkaterron-qarabagun-pas-dy-ndeshjeve"

Futboll

Gazeta Express

24/02/2026 22:52

Newcastle e ‘shkatërron’ Qarabagun pas dy ndeshjeve

Futboll

Gazeta Express

24/02/2026 22:52

Newcastle United ka triumfuar ngushtë si vendas ndaj Qarabagut në kuadër të play-offit të Ligës së Kampionëve, duke siguruar kalimin tutje në 16 më të mirat. 

Skuadra e drejtuar nga Eddie Howe fitoi 3-2 sot në “St. James’ Park”, por rezultati i përgjithshëm ishte 9-3 për “Laraskat”. 

Brenda 6 minutave të parë sot, Newcastle shëboi dy herë përmes Sandro Tonalit dhe Joelintonit. 

Qarabagu e ngushtoi epërsinë në 2-1 në minutën e 51-të, por pas vetëm një minuti, Sven Botman shënoi për 3-1. 

Për 3-2 dhe golin e fundit të takimit, shënoi Cafarquliyev. 

Kështu, Newcastle kalon tutje dhe do të përballet ose me Chelsean ose me Barcelonën./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement