New York Times: Kosova do të kthehet, e mbrëmshmja natë për t’u harruar - Gazeta Express
string(68) "new-york-times-kosova-do-te-kthehet-e-mbremshmja-nate-per-tu-harruar"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 10:11

New York Times: Kosova do të kthehet, e mbrëmshmja natë për t’u harruar

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 10:11

Gazeta e njohur amerikane “The New York Times” ka shkruar për ndeshjen vendimtare për Botërorin, të cilën Kosova e humbi ndaj Turqisë me rezultat minimal.

“The Athletic” e New York Times ka shkruar se pavarësisht humbjes, Kosova do të këndellet dhe do të bëjë përpjekjen e radhës për kualifikim në kampionate.

Gazeta njujorkeze ka shkruar edhe për atmosferën që mbretëroi të martën në Prishtinë gjatë tërë ditës.

“Prishtina ishte mikëpritëse për tifozët turq, mirëpo nikoqirllëku nuk shërbeu për një natë të mirë të ekipit vendas. Fansat e tyre e bënë të pamundurën që kombëtarja jofavorite në këtë takim të bënte përpjekjen historike për të siguruar Botërorin e tyre të parë”, shkruan NYT.

“Atmosfera nisi të bëhej shumë herët në atë që ishte një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në historinë kosovare”, shkruan gazeta e njohur amerikane.

“New York Times” shkruan se kosovarët po bënin përpjekjet më të mëdha që kombëtarja të siguronte biletën për Botërorin në SHBA.

“Pjesërisht sepse shumë prej tyre ende e shohin ndikimin amerikan në historinë e Kosovës. Prishtina ka bulevardin Bill Clinton, një statujë të tij dhe një këngë e famshme këtu ishte: ‘Thank you, USA’. Krejt janë frymëzim nga roli i administratës së Bill Clintonit në intervenimin vendimtar të NATO-s për ndërhyrje në Kosovë më 1999”, shkruan NYT.

Kjo gazetë shkruan se performanca në pjesën e parë u dha shpresë vendasve. Goditja nga distanca e Fisnik Asllanit u prit nga portieri Cakir.

“Dhe zhurma ishte e madhe po aq sa fishekzjarrët e fillimit të takimit”, shkruan NYT.

“Kosova do të kthehet, por kjo ishte natë për t’u harruar në Prishtinë”, shkruan në fund gazeta njujorkeze.

Advertisement
Advertisement
Advertisement