“Never forget”, Memli Krasniqi thotë se 11 shtatori mbetet një plagë e thellë për botën demokratike - Gazeta Express
string(96) "never-forget-memli-krasniqi-thote-se-11-shtatori-mbetet-nje-plage-e-thelle-per-boten-demokratike"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 11:23

“Never forget”, Memli Krasniqi thotë se 11 shtatori mbetet një plagë e thellë për botën demokratike

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 11:23

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA, duke thënë se kjo datë “mbetet një plagë e thellë për botën demokratike dhe një datë që asnjëherë nuk do ta harrojmë”.

“Si Kosovë, e dimë mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria, prandaj e çmojmë sakrificën, unitetin dhe forcën me të cilën SHBA, 24 vite më parë, iu përgjigj terrorit. Sot, duke kujtuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë, vlera që na lidhin përjetësisht me miqtë dhe aleatët tanë amerikanë. #NeverForget”, ka shkruar Kransiqi.

Për sulmet e 11 shtatorit sot homazhe janë bërë pranë pllakës përkujtimore në oborrin e Qeverisë, pranë Kuvendit nga drejtuesit e institucioneve.