Neuer në Juventus? - Gazeta Express
string(17) "neuer-ne-juventus"

Gazeta Express

15/01/2020 16:22

Neuer në Juventus?

Gazeta Express

15/01/2020 16:22

Numri 1 i Bayern Munich, Manuel Neur mund të nënshkruaj për Juventusin në verë, raporton France Football

Portieri gjerman është në skuadrën bavareze prej vitit 2011, kur u larguar nga Schalke për t’ju bashkuar gjigantit nga Bundesliga.

Lexo Edhe:

France Football tani raporton që 33 vjeçari mund të largohet nga Bayerni në fund të sezonit.

Kjo për shkak se tashmë ata kanë arritur marrëveshje me portierin e Schalkes Alexander Nubel që do të jetë nga vera portier i Bayernit.

Neuer ka vetëm një vit kontratë për momentin me Bayernin dhe siç raporton France Football, Neuer është i lirë për t’u larguar nga skuadra në vend që të bëj garë për numrin 1 me Nubel.

Neuer deri me tani ka 362 paraqitje me Bayernin në të gjitha garat. /GazetaExpress/