Neto udhëton drejt Anglisë për të kompletuar transferimin te Bournemouthi - Gazeta Express
string(73) "neto-udheton-drejt-anglise-per-te-kompletuar-transferimin-te-bournemouthi"

Neto udhëton drejt Anglisë për të kompletuar transferimin te Bournemouthi

Sport

Gazeta Express

05/08/2022 9:18

Neto karrierën do ta vazhdojë në Premierligë, teksa lëvizja e tij mund të zyrtarizohet këtë të premte.

Portieri brazilian është pjesë e Barcelonës që nga viti 2019, por nuk ia doli asnjëherë të jetë opsioni i parë te katalunasit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Neto shprehi dëshirën e tij për t’u larguar, teksa largimi i tij nuk u pengua nga Barcelona, që së fundi arriti marrëveshje me Bournemouthin.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se 33-vjeçari, bashkë me përfaqësuesit e tij, do të udhëtojë sot drejt Anglisë për të kompletuar transferimin.

Testet mjekësore gjithashtu janë të planifikuara.

Kësisoj, Neto pritet që së shpejti të fillojë një aventurë të re në karrierën e tij – duke nënshkruar me një klub anglez.

Para transferimit te Barcelona, ai ishte pjesë e Valencias. Neto karrierë e ka bërë edhe te Juventusi, Fiorentina e Athletico Paranaense. /Gazeta Express/