Netflix tregon datën kur do të largojë serialin 'Friends' nga platforma - Gazeta Express
string(69) "netflix-tregon-daten-kur-do-te-largoje-serialin-friends-nga-platforma"

Netflix tregon datën kur do të largojë serialin ‘Friends’ nga platforma

Gazeta Express

03/12/2019 16:40

Që nga fillimi i vitit të ardhshëm, seriali më i shikuar në Netflix, Friends, nuk do të jetë më në platformë.

Në korrik, Netflix njoftoi se “Friends,” seriali jashtëzakonisht popullor, do të largohet nga platforma në fillim të 2020-s.

Lexo Edhe:

Të drejtat për streaming i bleu HBO Max dhe pritet që seriali të kalojë në këtë platformë, që supozohet të lansohet në pranverën e vitit që vjen.

Kjo do të thotë që për disa muaj, s’ka Rachel, Monica, Phoebe, Chandler, Joey dhe Ross për ata që janë mësuar me grupin e shokëve.

Mësohet se “Friends” nuk do të gjendet më në Netflix që prej 1 janar 2020. Data e lansimit të HBO Max s’është bërë ende publike.

HBO Max dhe Warner Media do të bashkëpunojnë për të krijuar programe të reja për shikuesin që s’janë bërë ndonjëherë më parë në platforma streaming.