"Netët evropiane janë kthyer, kërkush nuk e ka ni nafak si na", tifozët e Dritës masivisht në Prishtinë të enjten për "play-off" të Ligës së Konferencës - Gazeta Express
string(146) "netet-evropiane-jane-kthyer-kerkush-nuk-e-ka-ni-nafak-si-na-tifozet-e-drites-masivisht-ne-prishtine-te-enjten-per-play-off-te-liges-se-konferences"

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 19:24

“Netët evropiane janë kthyer, kërkush nuk e ka ni nafak si na”, tifozët e Dritës masivisht në Prishtinë të enjten për “play-off” të Ligës së Konferencës

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 19:24

Tifogrupi i cili e përkrahë klubin e Dritës, “Intelektualët” i ka bërë thirrje qytetarëve të Gjilanit që masivisht të jenë në Prishtinë gjatë ditës së enjte.

Kjo pasi të enjtën e 19 shkurtit, Drita do të ketë punë me Celjen e Sllovenisë, në kuadër të ndeshjes së parë të “play-offit” të Ligës së Konferencës.

Më ndeshjen që zhvillohet nga ora 21:00, “Intelektualët” kanë bërë një postim në rrjetin social “Facebook”, ku ftojnë që të përkrahet masivisht Drita, në një ndeshje të tillë – shumë të rëndësishme.

“Rikthehen emocionet e netëve europiane, gjatë kësaj mesjave. Një realitet që po e jetojmë prej vitesh, së bashku me klubin tonë të zemrës. Si askush tjetër, si kurrë më parë, DRITA jonë luan në ‘play-off’ të një gare Europe siç është Conference League. Një kapitull i ri historie, një tjetër moment i madh krenarie…

Intelektualët të Enjten kanë vetëm një rrugë. Rruga që dërgon drejtë kryeqytetit, drejtë stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Të Enjten, nuk ka punë, nuk ka shkollë, nuk ka angazhime tjera përveç udhëtimit në Prishtinë, për të përkrahur bashkarisht, masivisht e sa më fuqishëm Krenarinë e Qytetit tonë, klubin për të cilin jetojmë, klubin për të cilin vdesim!

Të Enjten shihemi në ora 18:30, te stadiumi “Selami Osmani”. Nga aty, në mënyrë të organizuar nisemi me autobusë, në ora 19:00.

Ftojmë në mobilizim dhe prezencë, të gjithë antarët e tifozërisë, të gjithë djemtë e Qytetit, krejt Dritashat, sepse kjo nuk është thjeshtë paraqitja apo ndeshja e rradhës. Kjo do të jetë nga mbrëmjet më të rëndësishme, në historikun gati 80 vite të klubit DRITA!”, thuhet në njoftimin e tifogrupit.

Ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë, në Slloveni.

Drita u kualifikua për fazën e “play-offit”, pasi përfundoi e 21-ta në fazën e ligës së Ligës së Konferencës me tetë pikë.

Ajo luajti ndaj KuPS, Omonia, Shelbourne, Shkëndija, AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement