‘Netët e filmit shqiptar’ sonte në Armata sjellin “Koncert në vitin 1936” - Gazeta Express
string(69) "netet-e-filmit-shqiptar-sonte-ne-armata-sjellin-koncert-ne-vitin-1936"

Arte

Gazeta Express

01/10/2025 14:34

‘Netët e filmit shqiptar’ sonte në Armata sjellin “Koncert në vitin 1936”

Arte

Gazeta Express

01/10/2025 14:34

Kino Armata prezanton filmin e radhës si pjesë e programit “Netët e Filmit Shqiptar”, një retrospektivë filmash të prodhuar në Shqipëri gjatë viteve ’70–’90, të cilët do të shfaqen deri në nëntor si pjesë e programit publik të kinemasë.

Rreth filmit:

Dy artiste të reja, një këngëtare (Donika Prokopi) dhe një pianiste (Eleni Jankollari), udhëtojnë nga Tirana drejt qyteteve të provincës, për të dhënë koncerte. Në këtë udhëtim, ato hasin përkrahje dhe mirësjellje nga njerëz të thjeshtë, por edhe rezistencë dhe pengesa nga autoritetet lokale që duan të shfaqen të qytetëruara, por në të vërtetë janë konservatore dhe burokratike.

Sfidat kulmojnë kur autoritetet përpiqen të pengojnë koncertin në qytetin e Lushnjës, për të kontrolluar dhe imponuar vullnetin e tyre mbi artin dhe artistët.

Saimir Kumbaro, i lindur më 5 maj 1945 në Tiranë, është një nga regjisorët më të rëndësishëm të kinemasë shqiptare. Karrierën e nisi si aktor në vitin 1969, por u bë i njohur si regjisor me filmin ‘Rrugicat që kërkonin diell’. Ai u afirmua fuqishëm me ‘Koncert në vitin 1936’, një kryevepër e kinematografisë shqiptare që i solli titullin “regjisori më i mirë”. Në veprat e tij të tjera, ai trajtoi tema shoqërore, historike dhe politike. Përveç filmave artistikë, realizoi mbi 90 dokumentarë dhe në vitin 2007 u rikthye me filmin ‘Azem, ti je gjallë’. Me krijimtarinë e tij, Kumbaro la një trashëgimi të pasur të artit shqiptar.

Ky cikël organizohet së bashku me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.

Filmi, “Koncert Në Vitin 1936” do shfaqet me 8 tetor prej orës 20:00, në verzionin e tij të restauruar, dhe do të përmbaj titra në gjuhën angleze.

“Koncert Në Vitin 1936” – Saimir Kumbaro

(1978)

96 min

me ngjyra

Skenarist: Kiço Blushi. Dhimitër Shuteriqi

Kompozitor: Limos Dizdari

Aktorë kryesorë:

Manushaqe Qinami

Margarita Xhepa

Robert Ndrenika

Bep Shiroka