Netanyahu: Trump po krijon kushtet për një marrëveshje të mirë me Iranin - Gazeta Express
string(71) "netanyahu-trump-po-krijon-kushtet-per-nje-marreveshje-te-mire-me-iranin"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 21:14

Netanyahu: Trump po krijon kushtet për një marrëveshje të mirë me Iranin

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 21:14

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po “krijon kushtet” që mund të çojnë në një “marrëveshje të mirë” me Iranin, thotë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, por ai ende mban rezervat e tij.

Netanyahu, i cili u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, tha se ai shprehu përgjithësisht “skepticizmin” e tij dhe theksoi se nëse arrihet një marrëveshje më në fund “ajo duhet të përfshijë elementë që konsiderohen shumë të rëndësishëm për Izraelin”, siç janë përfundimi i programit bërthamor të Teheranit, kufizimet në raketat e tij balistike dhe mbështetja e tij për grupet e armatosura si Hezbollahu i Libanit, Hamasi në Gaza dhe Huthi në Jemen.

“Kushtet që po krijon Trump, të kombinuara me faktin se iranianët sigurisht e kuptojnë se bënë një gabim herën e fundit, kur nuk arritën një marrëveshje, mund të lejojnë krijimin e kushteve për arritjen e një marrëveshjeje të mirë”, tha Netanyahu para se të largohej nga Uashingtoni.

Takimi i Trump me Netanyahun dje u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati dy orë e gjysmë. Presidenti amerikan e përshkroi atë si “shumë të mirë”, por theksoi se nuk u morën vendime të mëdha.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë, të sinqertë dhe të hapur”, tha Netanyahu, duke vënë në dukje se diskutimi u përqendrua në shumë çështje, por kryesisht në negociatat me Iranin dhe se Trump donte “të dëgjonte pikëpamjen e tij”.

“Presidenti beson se iranianët e kanë mësuar tashmë se me kë kanë të bëjnë”, tha ai. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement