Netanyahu thotë se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse Hamasi pranon propozimin e Trump - Gazeta Express
string(89) "netanyahu-thote-se-lufta-ne-gaza-mund-te-perfundoje-nese-hamasi-pranon-propozimin-e-trump"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 19:39

Netanyahu thotë se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse Hamasi pranon propozimin e Trump

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 19:39

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se lufta në Gaza mund të “përfundojë menjëherë” nëse pranohet propozimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express

“Mbroni të drejtat dhe të ardhmen tuaj. Bëni paqe me ne dhe pranoni propozimin e Presidentit Trump”, thotë kryeministri izraelit në një mesazh drejtuar civilëve në Gaza.

Të dielën, Hamasi tha se mirëpriti “disa ide” nga SHBA-të se si të arrihet një marrëveshje armëpushimi në Gaza që mori përmes ndërmjetësve.

Më herët gjatë ditës, Trump kishte postuar në Truth Social: “Të gjithë duan që pengjet të kthehen në shtëpi. Të gjithë duan që kjo luftë të mbarojë! Izraelitët kanë pranuar Kushtet e mia. Është koha që edhe Hamasi t’i pranojë.”

“E kam paralajmëruar Hamasin për pasojat e mospranimit. Ky është paralajmërimi im i fundit, nuk do të ketë një tjetër!”