Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmi i Izraelit “goditi në zemër të programit të pasurimit bërthamor të Iranit”.
Izraeli goditi objektin kryesor të pasurimit të Iranit në qytetin iranian Natanz, rreth 225 km në jug të Teheranit, kryeqytetit të Iranit, tha Netanyahu.
Në prill 2021, Irani fajësoi Izraelin për një sulm kibernetik ndaj të njëjtit objekt.
Ai tha se Izraeli kishte synuar shkencëtarët iranianë “që punonin në bombën iraniane”.
Sulmet “do të vazhdonin për aq ditë sa të duheshin”, shtoi Netanyahu, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express