Dhjetëra delegatë dolën nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork derisa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu filloi fjalimin e tij.
Kryeministri izraelit po u drejtohet vendeve anëtare të OKB-së tani derisa zemërimi ndërkombëtar po rritet lidhur me ofensivën e Izraelit në Gaza pas sulmeve të 7 tetorit të udhëhequra nga Hamasi, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Netanyahu e filloi fjalimin e tij duke lavdëruar operacionet e Izraelit kundër Iranit dhe përfaqësuesve të tij në Lindjen e Mesme.
“Gjatë vitit të kaluar, ne i kemi goditur Huthit, përfshirë dje. Ne e shtypëm pjesën më të madhe të makinës terroriste të Hamasit. Ne e gjymtuam Hezbollahun, duke eliminuar shumicën e udhëheqësve të tij dhe pjesën më të madhe të arsenalit të tij të armëve”, tha Netanyahu.