Netanyahu: Kosova, shteti i parë mysliman që hapë ambasadë në Jerusalem
Gazeta Express
04/09/2020 18:55
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka folur pas marrëveshjes për njohje reciproke mes shtetit të tij dhe Kosovës.
Netanyahu ka thënë se pas marrëveshjes, Kosova
do të jetë “shteti i parë me shumicë myslimane që hapë ambasadë në Jerusalem”.
“Siç kam thënë në ditët e fundit, rrethi i
paqes dhe i njohjes së Izraelit po zgjerohet, dhe shtete të tjera pritet t’i
bashkohen atij”, është shprehur ai.
Njohja reciproke Kosovë-Izrael vjen pas
ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.