Netanyahu: Keqardhje për vdekjen e gazetarëve, lufta jonë është me Hamas - Gazeta Express
string(70) "netanyahu-keqardhje-per-vdekjen-e-gazetareve-lufta-jone-eshte-me-hamas"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 9:04

Netanyahu: Keqardhje për vdekjen e gazetarëve, lufta jonë është me Hamas

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 9:04

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen e thellë për incidentin tragjik me pesë gazetarët në Spitalin Nasser në Gaza.

Në një reagim në “X”, Netanyahu thotë se Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, stafit mjekësor dhe civilëve dhe se autoritetet ushtarake po kryejnë një hetim të plotë.

“Lufta jonë është me terroristët e Hamasit. Qëllimet tona të vetme janë shkatërrimi i Hamasit dhe kthimi i pengjeve në shtëpi,” shkruan ai.

Pesë gazetarë humbën jetën gjatë një sulmi ajror izraelit sot, 25 gusht, teksa raportonin mbi ofensivën ushtarake. Mes viktimave ishte Hossam al-Masri, bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, i cili po transmetonte drejtpërdrejt sulmin kur pamjet u ndërprenë papritur. Reuters konfirmoi gjithashtu se një tjetër bashkëpunëtor i saj, fotografi Hatem Khaled, mbeti i plagosur.

Edhe Al Jazeera konfirmoi vrasjen e fotoreporterit të saj, Mohammed Salama, ndërsa NBC humbi reporterin Moaz Abu Taha. Mes viktimave ishte edhe Mariam Abu Daqa, 33-vjeçare, që bashkëpunonte me mediat Associated Press dhe Independent Arabic. Sipas agjencisë AFP, viktimë e sulmit ishte edhe Ahmad Abu Aziz, i cili punonte për media palestineze dhe ndërkombëtare.

Përveç viktimave, disa gazetarë u plagosën, mes tyre fotografi Hatem Omar (Reuters) dhe Jamal Badah (Palestine Today).