Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Netanyahu e falënderoi Trumpin për mbështetjen e tij për Izraelin, ndërsa, siç tha ai, po pret vendimin e Uashingtonit për t’u bashkuar me Tel Avivin në sulmet ndaj Iranit.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm, përfshirë edhe mbrëmjen e kaluar, patëm një bisedë shumë të ngrohtë”, tha Netanyahu, raportoi Times of Israel.
Ai theksoi se vendi po pëson shumë humbje, por se fronti i brendshëm është i fortë, populli është i palëkundur dhe se Izraeli është më i fortë se kurrë.
Netanyahu shtoi se luftimet intensive vazhdojnë në Rripin e Gazës derisa Hamasi të mposhtet plotësisht.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023 ka tejkaluar 50,000.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...